Pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtuar Drejtorisë Komunale të Arsimit për marrjen e masave sipas Ligjeve të aplikueshme, kjo e fundit ka marr vendim në bazë të kompetencave që ka, konfrorm Ligjit, deri në përfundimin e procedurave të Komisionit Disiplinor për suspendimin e mësimdhënësit, i cili ka ushtruar dhunë zike ndaj nxënësit.
“Komuna e Drenasit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjeve dhe marrjen e masave për të gjithë ata që bien ndesh me to, në mënyrë që të krijohet një klimë e mirë dhe ekase në procesin edukativo e arsimor në të Institucionet Arsimore të Komunës së Drenasit.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele