Google ADS

Martinez: Ndihem keq sepse Hazard do mungojë për se paku tre muaj

17:46 | 24 Shkurt 2020
Arbresh Info

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka thënë se sulmuesi, Eden Hazard do humbasë sezonin e La Ligas.

29-vjeçari ka bërë vetëm 15 paraqitje këtë sezon për shkak të lëndimeve, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, lëndimi tjetër në ndeshjen kundër Levante ka shkaktuar që belgu të humbasë ndeshjet tejet të rëndësishme me Manchester Cityn dhe Barcelonën.

Këtë e ka konfirmuar edhe Martinez, i cili ka thënë se Hazard do mungojë për se paku tre muaj.

“Është shumë keq sepse lëndimet do ta lënë për se paku tre muaj jashtë fushe”.

“Futbollisti si Eden duhet të jetë gjithmonë në fushë. Kemi komunikim të mirë me stafin e Realit. Është turp, sepse ndodhi para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Manchester Cityt”, deklaroi ai.

Lajm i mirë për Belgjikën është se Hazard do jetë i gatshëm për Euro 2020./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme