Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas publikimit të një video ku shihet një arsimtar i një shkolle në këtë komunë duke e rrahur një nxënës. Ai ka kërkuar suspendimin e bashkëpartiakut.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka njoftuar se mënjëherë pasi është vënë në dijeni për rastin, ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit, të marrë masat ligjore si dhe ka njoftuar organet e rendit dhe Qendrën për Punë Sociale, për veprime konform ligjit, rreth rastit.
“Sjelljet e asnjë arsimtari apo zyrtari në komunën tonë të cilat bien ndesh me ligjin, nuk lejohen as sot, as do të lejohen në të ardhmen”, ka shkruar Lladrovci.
Lladrovci ka thënë nga sjelljet e paligjshme nuk amnistohen as anëtarët e PDK’së.
“Edhe më parë, sjelljet të cilat i kam konsideruar të pahijshme të personelit arsimor, i kam denoncuar pa asnjë paragjykim apo dallim. Por, përkundër denoncimit tim, ata janë kthyer në procesin mësimor, duke arritur të gjejnë rrugën e pajtimit me prindërit e nxënësve dhe ndaj tyre ka pushuar procedura ligjore, pa dashjen time”, ka shkruar i pari i Komunës së Drenasit.
https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10219575107642307
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...