Google ADS

De Bruyne: Nëse na mposhtë Reali të gjithë do na quajnë të pasuksesshëm

16:48 | 24 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne beson se skuadra do jetë dështim nëse eliminohen nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” këtë sezon nuk janë në formën më të mirë të mundshme, pasi janë plotë 19 pikë larg liderit Liverpool në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Për Cityn titulli i Premierë Ligës ka marrë fund, derisa synojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve, trofe të cilën ende nuk e kanë fituar në histori të klubit.

Mirëpo, De Bruyne beson se nëse eliminohen nga “Mbretërit”, atëherë të gjithë do thonë se janë të pasuksesshëm.

“Nëse nuk fitojmë të gjithë do thonë se jemi dështim njësoi si në pesë vitet e fundit. Është diçka që ende nuk e kemi fituar”.

“Gjithmonë duam të fitojmë gjithçka, por ndonjëherë është ndonjë skuadër që luan më mirë, këtë sezon është Liverpool”.

“Është Madridi. Kanë fituar më së shumti herë Ligën e Kampionë dhe gjithmonë janë të  frikshëm. Këtë herë do provojmë të sulmojmë më shumë, të bëjmë më shumë presion dhe nëse mundemi të fitojmë”, deklaroi belgu për Diario AS.

Kujtojmë se përformanca më e mirë e Cityt në Ligën e Kampionëve ishte para katër viteve ku u eliminuan nga Real Madrid në gjysmëfinale./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme