Google ADS

“Agjërimi” i aktorëve të teatrove, pa paga, dhe të pa mjaftueshëm

14:24 | 24 Shkurt 2020
Arbresh Info

Regjisori i njohur Ben Apolloni, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mungesën e aktorëve në Teatrin Kombëtar dhe në ato të qyteteve.

Ai, ka postuar ligjin e teatrove në të cilin thuhet se “Teatrot kombëtare duhet ta kenë ansamblin rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve”, ndërkaq sipas tij  në teatrin kombëtar janë të regjistruar vetëm 18 aktorë”, përcjellë arbresh.info.

Postimi i tij i plotë:

“Ligji per Teatrot

Neni 7

  1. Teatrot kombëtare duhet ta kenë ansamblin rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve.
  2. Teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej së paku dhjetë (10) dhe me së shumti
    njëzet (20) aktorëve.

VEREJTJE:
Edhe pse Ligji per Teatrot e thote se Teatrot Kombëtare DUHET te kene se paku 30 aktore, teatri ynë Kombëtar, sipas informacioneve ne web faqen e tij, i ka vetëm 18 aktore ne ansamblin e tij rezident.
Teatrot e qyteteve, ose nuk kane fare ansamblet rezidente, ose i kane te pergjysmuar dhe qe këto ansamble nga 7-8 muaj nuk marrin rrogat. Ndoshta edhe me gjate ‘agjërojnë’.”, /arbresh.info/.

https://www.facebook.com/ben.apolloni/posts/10219506581748001

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme