“Rilindja është një murtajë” Meta dorëzon kallëzim penal për Ministren e Drejtësisë

14:17 | 24 Shkurt 2020
A Z

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dorëzuar sot kallëzim penal në prokurorinë e posaçme (SPAK) në adresë të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe të disa zyrtarëve të lartë të institucionit në fjalë.

Meta u shpreh se rilindja dhe qeverisja e ‘rilindjes’ janë një murtajë për vendin dhe se ai i pret qytetarët më 2 mars për të luftuar kundër kësaj sëmundje.

Po ashtu tha se  është detyra e tij kryesore që të ruajë Kushtetutën.

“Mbrojtja e Kushtetutës dhe integriteti i Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptar, e në rradhë të parë kryedetyra e Presidentit. Nuk ka ndodhur ngjarje më e rëndë në historinë e shtetit tonë, sesa ky akt mafioz. Në bazë të provave, rezulton e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt edhe celula e strukturuar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila përmes shkeljes së ligjit dhe falsifikimeve, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi dhe në mënyrë mafioze, një kompetencë që Kushtetuta ia jep vetëm presidentit, me qëllim garantimin e një Gjykate Kushtetuese të paanshme”, ka thënë Meta.

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/216658416140764/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme