Përurohet laboratori mikrobiologjik në Klinikën Infektive, perurimi i Laboratorit Mikrobiologjik, është donacion i Ambasadës së Italisë në Kosovë dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se do të mundohet të krijoj kushte sa më të mira për stafin mjekësor.
“Është kënaqësi e veçantë që të jem këtu, për këtë laborator klinik të mikrobiologjisë që ka kontribuar shteti italian. Ministria e Shëndetësisë do të jetë në nivelin maksimal që i takon në përkujdesjen e shëndetit publik duke mbajtur raporte korrekte me të gjithë kontribuesit siç është Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Do të kujdesem që të e rrisim buxhetin për shëndetësi që ti realizojmë planet. Ne jemi të vetëdijshëm se në kushtet që punojnë stafi ynë shëndëtesor nuk janë optimale, ne do mundohemi ti krijojmë kushtet më të mira “, tha Vitia.
Ai tha se deri më tani nuk ka asnëj rast me këtë virus dhe se për cdo të re do të informojnë publikun në kohë.
“Fat qe skemi asnjë rast me coronavirus deri tani jandë të gnitha masat e ndërmara të reagojmë. Qytetarët e kanë jemi të obliguar që qytetarët të informohen sa me saktë. Për momentin s’ka nevoje për panik, s’ka coronavorus. A mund te ketë, jemi duke marrë masat. Ju garantoj që në mënyrë transparente”, theksoi ai.
Vitia tha se kanë mjaftueshëm barna në rast të coronavirusit.
“Sot para se të vijmë këtu patëm takim me drejtorin dhe drejtoreshën dhe ky është përgjegjësia qe jemi të mjaftueshëm për momentin”, tha ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/654316355378950/
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...