OBRM-PDUKM: Me programin e ri angazhohemi për gazifikim të plotë të Maqedonisë

09:36 | 24 Shkurt 2020
Arbresh.info

Nga parti opozitare OBRM-PDUKM theksojnë se kjo parti angazhohe që me programin e ri të sjellë gazifikimin e plotë të Maqedonisë.

“Një nga prioritetet strategjike të qeverisë së re të OBRM-PDUKM do të jetë prezantimi i gazit natyror për përdorim në amvisëri, industri, NVM, arsim, institucione sociale, lehtësira shëndetësore etj.

Qeveria e re e udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të ndërtojë sistemin e tubacionit të gazit në vend. Në periudhën në vijim, projekti do të përfundojë dhe vihet në veprim me dinamikë të fortë.

OBRM-PDUKM do të ndërtojë tubacionin kryesor të gazit Negotinë – Kavadar – Manastir, Shkup – Tetovë – Gostivar, ndërtimin e tubacionit të gazit Shtip – Radovish – Strumicë – Gjevgjeli. Është parashikuar edhe ndërtimi i tubacionit të gazit Gostivar – Kërçovë, tubacionit të gazit Sveti Nikollë – Veles, Manastir – Resnjë – Ohër – Strugë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme