Në një intervistë të dhënë në kushte surreale, me studion e boshatisur nga frika e “Coronavirus”, ish-presidenti i Inter, Massimo Moratti ka përjashtuar mundësinë që të riblejë klubin zikaltër, teksa ka folur mbi shumë çështje të nxehta në kampin interist.
“Steven Zhang është shumë i sjellshëm. Çdo herë që më takon thotë se është shumë krenar që është president. Është një djalosh shumë inteligjent dhe i ndjeshëm, me shumë mundësi. Ndodhemi në duar të sigurta”.
“Nuk e kam menduar kurrë që të riblej Interin. Natyrisht do të më pëlqente të kisha të njëjtën moshë të asaj kohe, por nuk do ta ribëja. Ishte një kapitull shumë i bukur, por tashmë ndodhemi në duart e njerëzve që e shohin të ardhmen në mënyrën e duhur”.
“Cantona është futbollisti që do të doja të kisha, por që nuk erdhi kurrë. Që nga dita e parë e desha, edhe pse nuk ishte i vetmi, por më kryesori”.
“Ajo me Figon ishte një kontratë mbi një pecetë. Figo erdhi të më takojë në plazh. Asaj kohe dëshironte të ishte i sigurt mbi çështjet kryesore të një kontrate, ndaj arrita të shkruaj dy shifra mbi pecetë, të cilën ai e solli me vete të nesërmen në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave zyrtare”.
“Sneijder erdhi tek Inter nëpërmjet një barista. Po po, ishte një djalosh që kishte një bar në plazh. Unë dhe im birë nisëm të flisnim me atë dhe duke folur për Sneijder më bindi. Më tha dy gjëra të thjeshta që më bindën. Fatkeqësisht nuk u bë më i gjallë në qarkullim, pavarësisht faktit që këtë episode e kam rrëfyer shumë herë”.
“Futbollisti që kam dashur më shumë? Ronaldo, Recoba, por njëri që kam dashur më shumë ishte edhe Ibrahimovic. Një profesionist i madh. Nëse do të përmendja një tjetër, jo aq të njohur, ai është Ince”, deklaroi Moratti.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...