Ministria e Jashtme e Spanjës ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të zgjeruar njësitë e vendbanimeve të paligjshme në Kudsin Lindor nën okupim.
“Qeveria e Spanjës dënon ndërtimin e vendbanimeve në territoret e okupuara për shkak se kjo pengon zgjidhjen me dy shtete dhe është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, ka reaguar në një deklaratë me shkrim ministria spanjolle lidhur me vendimin e Izraelit për të zgjeruar njësitë e saj të vendbanimeve të paligjshme në Kudsin Lindor.
Më tej në deklaratën e Minitrisë së Jashtme të Spanjës tërhiqet vëmendja se përpjekje të tilla të njëanshme do të vështirësojnë edhe bisedimet e mundshme ndërsa qeverisë izraelite i bëhet thirrje të “rishikojë edhe një herë vendimet e saj”.
– Vendimi i Izraelit për të ndërtuar banesa të reja
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më 20 shkurt njoftoi se do të ndërtojnë mbi 5.000 banesa të reja në dy njësitë e vendbanimeve të paligjshme që ndodhen në Kudsin Lindor nën okupim.
Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se ky vendim i Netanyahut ka ardhur vetëm para disa ditësh nga zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Izrael më 2 mars.
Sipas të dhënave të organizatës izraelite për të drejtat e njeriut, “Peace Now” në Kudsin Lindor nën okupim ndodhen 13 njësi vendbanimesh të paligjshme hebreje.//AA
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës