Dy rastet e para pozitive në Milano shtohen në listën e të infektuarve me coronavirusin vdekjeprurës (Covid-19) në Itali.
Është një banor i Sesto San Giovanni i shtruar në spital në San Raffaele. Dhe një banor nga Mediglia, në jug të Milanos, i cili ishte shtruar në spital në Vizzolo Predabissi dhe që tani është transferuar në spitalin e Pavia
Masat e urgjencës që do të merren në kryeqytetin Lombard janë duke u studiuar. Tani duhet të shikohen të gjitha kontaktet që dy pacientët kishin pasur më herët, përfshirë mjekët, infermierët dhe pacientët e tjerë.
Kryetari i Milanit Giuseppe Sala tha: “Disa qytetarë më kërkojnë të mbyllim zyrat publike. Atëherë pse jo stadiumet? Apo kompanitë? Apo dyqanet? Cili është ndryshimi? Ne po e ndjekim me përgjegjësi këtë krizë shëndetësore, nuk nënvlerësojmë asgjë, por as nuk duam të nxisim frikë”, shpjegoi ai në faqen e tij në Facebook, duke folur për situatën në qytet pas infeksioneve nga Coronavirus në Milano dhe Lombardi.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion