Java e Modës në Milano sot kishte ditën e fundit, por si pasojë e rasteve të shumta të koronavirusit që janë shfaqur në atë qytet është ndaluar sfilita e dizajnerit të njohur, Giorgio Armani.
Ishte vet dizajneri i cili mori këtë vendim duke anuluar sfilatën e koleksionit vjeshtë – dimër 2020 njëherësh është bërë stilisti i parë italian që merr këtë vendim.
“Ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqenien e të ftuarve, duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në vende shumë të populluara”, kishte deklaruar Armani.
Armani bëri të ditur se koleksioni do të prezantohet në një pasarelë me dyer të mbyllura për të publikun por do të mundet të ndjeket vetëm në ‘live stream’ në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e rrjeteve sociale të këtij brendi, shkruan Daily Mail./blic/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë