Virusi godet ekonominë italiane, qeveria: “Plan Marshal” për bizneset

19:46 | 23 Shkurt 2020
Arbresh Info

Koronavirusi nuk po trondit vetëm njerëzit, por edhe ekonominë në Itali: dëmet e tij mund të jenë shumë të mëdha, transmeton arbresh.info.

Nga e hëna, thonë mediat vendase, me zyrat qeveritare, dyqanet e fabrikat e mbyllura në vatrat e infeksionit, Italia do të nisë të llogarisë dëmet ekonomike të shkaktuara nga epidemia. Lombardia dhe Veneto vlejnë sa 31% e PBB-së në vendin fqinj, e siç raporton la Repubblica, ndonëse për momentin është e vështirë të dilet me një bilanc të saktë të dëmeve, humbjet do të jenë të mëdha, duke llogaritur se kompanitë e Codogno sdhe Casalpusterlengos – dy nga komunat që përfunduan në karantinë në Lombardi – faturojnë të vetme rreh 1.5 miliardë euro në vit.

Çdo ditë izolimi e bllokimi të aktivitetit atje mund të bëjë që të avullojnë 4 milionë euro, e nëse pastaj llogaritë bëhen për të gjithë rajonin Lombard, fatura e humbjeve do të shkonte në 18 milionë euro në ditë. Qeveria italiane ka nisur nga puna për t`i ardhur në ndihmë bizneseve në rajonet e prekura. që kanë përfunduar në karantinë. Me qëllimin të kufizohet dëmi ekonomik, qeveria është duke studiuar një lloj “Plani Marshall” për zonat që kanë përfunduar në karantinë. Milano e pagoi tashmë një faturë të kripur: numri I blerësve kinezë është reduktuar me 80% krahasuar me vitin e kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme