Meqenëse është i pasur me antiosidantë, ekspertët pajtohen që mjalti paraqet alternativë të shkëlqyeshme të shurupeve për kollë, i cili mund të jetë i rrezikshëm në rast të dozimit të tepruar
Nëse vogëlushin tuaj e mundon kolla para se të shkojë në gjumë, jepjani një lugë të vogël mjaltë
Ekspertët theksojnë që produktet shëruese të bletëve lehtësojnë simptomat dhe u ndihmojnë fëmijëve që më lehtë të bien në gjumë të thellë.
Deri te ky përfundim kanë ardhur shkencëtarët izraelitë, në hulumtimin e të cilëve kanë marrë pjesë 300 vogëlushë me simptoma të infeksionit të fytit.
Fëmijëve të moshës prej 1 deri në pesë vjeç çdo mbrëmje para gjumi u janë dhënë 10 gramë mjaltë. Rezultati – vogëlushët janë kollitur më pak dhe kanë fjetur më mirë.
Mjekët theksojnë që mjalti nuk është i sigurt për bebet, të cilat ushqehen me qumësht nëne për shkak të rrezikut nga butolizmi infantil.
Fjala është për infeksionin e rrallë, por vdekjeprurës, të cilin e shkaktojnë sporet e butolizmit të mjaltit.
Meqenëse mjalti është i pasur me antioksidantë, ekspertët pajtohen që ai paraqet alternativë të shkëlqyeshme të shurupeve për kollë, të cilët mund të jenë të rrezikshëm për fëmijë në rast të dozimit të pamatur.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Pediatrics”.
– Mjalti i akacies forcon nervat dhe ndihmon te shqetësimet dhe pagjumësia.
– Mjalti i gështenjave është i mirë për sëmundje të lukthit dhe zorrëve dhe sëmundje të prostatës.
– Mjalti i blirit shëron sëmundjet e kanaleve të urinës dhe veshkat dhe të organeve të frymëmarrjes. Kujdes – Mjalti i blirit nuk u rekomandohet personave të cilët kanë probleme me enët e gjakut.
– Mjalti i sherbelës ndihmon te kolla, ftohjet dhe sëmundjet e organeve të frymëmarrjes.
– Mjalti i livadheve ka veprim të gjerë dhe rekomandohet në ushqimin e përditshëm të fëmijëve dhe të personave të moshuar. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...