Google ADS

Ramos mund të mungojë në “El Clasico”, kjo është arsyeja

18:47 | 23 Shkurt 2020
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos mund të mos luaj në “El Clasico” si dënim për kritikat që iu bëri arbitrave.

Dje Reali u mposhtë nga Levantes me rezultat minimal 0 – 1, transmeton portali arbresh.info.

Pas ndeshjes spanjolli tha se arsyeja pse humbi “Los Blancos” ishin vendimet e arbitrave.

Sipas raportimeve, Spanish FC mund ta dënojë për këto komente duke e humbur ndeshjen kundër Barcelonës në javën tjetër.

Kujtojmë që “El Clasico” ka shumë rëndësi për titullin e La Liga për këtë sezon.

Për momentin Barcelona është lider në kampionatin spanjoll, dy pikë më shumë se Real Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme