Kanë kaluar 3 vite që nga çlirimi i rajonit Al-Bab i cili u pastrua nga organizata terroriste DEASH nëpërmjet operacionit “Mburoja e Eufratit” të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA).
Rreth 250 mijë persona, prej 3 vitesh jetojnë të qetë që kur njësitë e TSK-së dhe SNA-së në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” çliruan qendrën e rajonit Al-Bab nga organizata terroriste DEASH.
Këshilli lokal i Al-Bab që u formua pas çlirimit të rajonit, ofron shërbime të ndryshme për popullatën e rajonit të tilla si shërbimet e infrastrutkturës, të pastrimit dhe rregullimit të territorit.
Ndërkohë që brenda periudhës së kaluar janë kthyer në shtëpitë e tyre edhe mijëra civilë të cilët ishin zhvendosur nga vendbanimet e tyre për shkak të terrorit të DEASH-it.
Në shkollat në qendër të rajonit, riparimet e të cilave janë përfunduar me mbështetjen e Turqisë vazhdojnë të arsimohen rreth 65 mijë nxënës. Ndërkohë që për shërbimin e arsimit ofron një kontribut edhe Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative i Universitetit Gaziantep i cili u hap nëpërmjet një dekreti presidencial.
– Gjurmët e terrorit të DEASH-it u fshinë, rajoni gjeti qetësi
Për normalizimin e jetës dhe rikthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në rajon me kontributet e Turqisë është ndërtuar edhe spitali shtetëtor Al-bab me kapacitet prej 200 shtretërve i cili shërben për popullatën e rajonit me shërbimet e tij shëndetësore.
Policët lokalë të trajnuar nga Turqia, shërbejnë në rajon në fusha të tilla si në atë të rendit publik, të trafikut dhe në sigurinë e rajonit në luftën kundër terrorizmit.
Gjithashtu edhe “Xhamia e Madhe” (“El-xhamiu’l-Kebir) në Al-Bab të Sirisë një prej xhamive më të vjetra të rajonit është restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Turqisë.
Në rajonin ku janë fshirë gjurmët e terrorit të DEASH-it, civilët që prej 3 vitesh mund të kryejnë adhurimet e tyre të lirë.
Popullata në Al-Bab falë kompleksit sportiv Al-Bab të restauruar nga Këshilli lokal ka gjetur mundësinë që të zhvillojë aktivitete sportive sipas dëshirës.
– “Pas çlirimit të Al-Bab nga DEASH-i, u riktheva në shtëpinë time”
Zekeriya Ahmed, një prej banorëve të Al-Bab, në një deklaratë për AA tha se është arrestuar disa herë nga DEASH-i dhe se pas kësaj emigroi në Turqi.
“Pas çlirimit të Al-Bab nga DEASH-i, u riktheva në shtëpinë time. Ndërtesat e shembura për shkak të organizatës u rindërtuan sërish. U formuan këshillat lokalë. Allahu qoftë i kënaqur me Turqinë e cila na çliroi neve dhe rajonin tonë nga organizatat terroriste. Shpresoj që Turqia të pengojë sulmet në Idlib dhe të sigurojë rikthimin e civilëve në shtëpitë e tyre”, tha Ahmed.
– “Në periudhën e DEASH-it, Al-Bab ishte mbuluar nga ngjyra e zezë”
Ndërsa Abdurrezzak Ahmed Ebu Muhammed, një prej banorëve të Al-Bab ka deklaruar se kanë shpëtuar nga DEASH-i dhe se tashmë janë të lirë dhe të lumtur.
“Në periudhën e DEASH-it, Al-Bab ishte mbuluar nga ngjyra e zezë. Falë Turqisë në rajon u ndërtuan spitale. Institucionet filluan të ofrojnë sërish shërbime. U formuan ekipe të sigurisë. Tani fëmijët tanë po shkojnë në shkollën e tyre ndërsa edhe tregtarët po hapin dyqanet e tyre në mënyrë të qetë”, tha Abu Muhammed.
Pasi ka nënvizuar se gjatë periudhës kur rajoni ishte i pushtuar terroristët e DEASH-it, nuk lejonin fëmijët të shkonin në shkollë, Ebu Muhammed shprehu falënderime ndaj Turqisë për shkak se tashmë jetojnë në siguri në rajon./AA
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...