Visar Berisha, këshilltar i Zëvendëskryeministrit Hoti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të hartojë një strategji dhe të përgatitet për t’u përballur me koronavirusin, i cili nisi në Kinë dhe ka prekur edhe disa vende europiane përfshirë Italinë, Gjermaninë e Francën.
“Injorimi i rrezikut për kontaminim me coronavirusin tashmë i ndodhur te porta, nuk guxon te ndodhe”, ka paralajmëruar Berisha me profesion mjek.
“Shërbimi shëndetësor publik jo ne nivelet te kënaqshme nuk ka kapacitete te mjaftueshme për t’u përballë nëse një virus i tille na vije brenda. Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë publikë duhet sa me shpejt te përshtatin nje strategji veprimi me masa edukuese, parandalues dhe përballje me infeksionin e mundshme”, ka shtuar ai.
Sipas tij, shkollat, spitalet, administrata publike dhe ambientet e përbashkëta rekreative janë vendet e preferuar te zhvillimit dhe shumimit e shpërndarjes se viruseve të tillë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...