Profesori universitar, Blerim Latifi ka kritikuar veprimin e sotshëm të kryeministrit, Albin Kurti që shkoi në këmbë deri në zyre.
Sipas Latifit kjo nuk tregon modesti as virtyt por mendjelehtësi.
Postimi i plotë i Blerim Latifit:
Ecja e kryeministrit në këmbë dhe pa mbrojtje të afërt, nuk është virtyt, e as modesti. Është mendjelehtësi. Në vende, si Kosova, ku stabiliteti i shtetit varet në masë të madhe nga siguria fizike e liderëve të tyre, shetitja si qytetar i zakonshëm është papërgjegjshmëri ndaj vendit. Kosova nuk është Skandinavi, ku edhe po ndodhi ndonjë atak mbi krerët e shtetit, shteti nuk tronditet. Ne jetojmë në Ballkan, për të cilin ende vlen metafora e fuqisë së barotit. Fatkeqësisht!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...