Google ADS

Guardiola: Laporte është i gatshëm për ndeshjen ndaj Realit

13:43 | 23 Shkurt 2020
Arbresh Info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i sigurt se mbrojtësi, Aymeric Laporte mund të luaj 90 minuta kundër Real Madridit.

Laporte të shtunën u zëvendësua nga Nicoas Otamendi në minutën e 57-të, gjë që ka bërë të këtë spekulime se nuk do jetë i gatshëm për përballjen ndaj “Los Blancos”.

Mirëpo, këto thashetheme i ka hedhur poshtë Guardiola, i cili ka zbuluar se vetë lojtari ka kërkuar të zëvendësohet, transmeton portali arbresh.info.

“Me kërkoi të zëvendësohet. Nuk është i lënduar. Ishte jashtë fushe për katër ose pesë muaj”.

“Është në rregull, mund të luaj për tërë ndeshjen kundër Realit”, deklaroi ai.

Kujtojmë që të mërkurën “Qytetarët” do jenë mysafirë të “Mbretërve”, ndeshje e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve./arbresh.info.

Të ngjashme