Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi ka tentuar që të kalojë një armë të cilën e kishte fshehur në valixhen e dorës.
Ai ka qenë nën vëzhgim pasi informacioni nga policia ishte marrë më parë.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Short Ëeapon”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit, punonjësit e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” dhe DVP Durrës.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë “Berreta”, me një krehër me fishekë.
Vihet në pranga 43-vjeçari që posedonte armën e zjarrit.
Vijon operacioni, në bashkëpunim me homologët italianë, për zbardhjen e qëllimit të 43-vjeçarit që tentoi të udhëtonte me armë zjarri drejt Bolonjës, Itali.
Në Rinas, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes shërbimeve të Policisë Kufitare të Rinasit, specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë dhe punonjësve të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, konkretisht të skanerit të bagazheve dhe personave, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Short Ëeapon”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës.
Falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme se një shtetas dyshohej që kishte armë zjarri me vete dhe do udhëtonte drejt Italisë është organizuar puna për mbajtjen nën vëzhgim të shtetasit të dyshuar, deri në momentin e futjes në skaner në zonën e kontrollit kufitar. Gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, Policia i gjeti një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë.
Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u ushtrua kontroll në banesën e tij në Durrës dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me homologët italianë po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për identifikimin e destinacionit dhe zbardhjen e qëllimit final që shtetasi i arrestuar ka patur me këtë armë.
Shqipëria uron për fitoren presidentin e zgjedhur Donald Tru...
”Pse jo para tre viteve?”, Kica-Xhelili akuzon qeverinë për ...
Muçi shënon gol në fitoren e Malmos në Europa League
Drenusha për Atillën: Nëse më kërkon falje ia tërheq rastin ...
DW: Qendrat italiane të migrantëve në Shqipëri nuk duhet të ...
Rukiqi: Me Abdixhikun kryeministër do të riparohen raportet ...