OBRM-PDUKM: Haraçi dhe krimi e karakterizuan qeverisjen e Zaevit

10:12 | 23 Shkurt 2020
Arbresh.info

Nga parti opozitare OBRM-PDUKM thonë se fundi i bandës kriminale të kryesuar nga Zoran Zaev po afron. 12 Prilli është afër, dhe kështu është fundi i tenderëve dhe granteve kriminale, paratë popullore që përfundojnë në xhepat e zyrtarëve të vjetër të shtetit dhe të partisë në LSDM.

“Po vjen fundi i kotësisë, paaftësisë dhe korrupsionit, po vjen koha për ‘rindërtimit të Maqedonisë’. Haraçi dhe krimi shënuan sundimin e Zoran Zaev, pandëshkueshmëria e korrupsionit dhe krimi rrezikuan të ardhmen tonë, rrezikuan perspektivën evropiane.

Zaev solli vetëm humbje dhe poshtërim për popullin maqedonas dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe vendosi në gjunjë ekonominë, shëndetësinë, arsimin e Maqedonisë. Për 3 vjet qeveria e LSDM-së nuk ka pasur ndonjë projekt infrastrukturor që mund të mburret, mijëra qytetarë të Maqedonisë vendosën të kërkojnë lumturi jashtë vendit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se Qeveria ka harruar të gjitha premtimet e saj, paga mesatare prej 500 euro, autostradat 500 km, pensionet nuk janë rritur, ndërsa jetën që premtuan u shndërrua në një ferr të vërtetë për qytetarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme