Një prej kandidatëve demokrat për president, Bernie Sanders ka dënuar çdo përpjekje nga ana e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
Senatori i Vermontit lëshoi një deklaratë menjëherë pasi gazeta “Uashington Post” bëri të ditur se zyrtarët amerikane e kanë njoftuar zotin Sanders, se Rusia po përpiqet të ndihmojë fushatën e tij. Por në deklaratën e zyrës së zotit Sanders nuk konfirmohej ky njoftim.
Zoti Sanders shkruante se: “sinqerisht nuk jam i interesuar se kë do Putini që të jetë president. Mesazhi im për të është i qartë: qëndro jashtë zgjedhjeve amerikane dhe si president i Amerikës do të sigurohem që kjo të ndodhë”.
Në deklaratë zoti Sanders shkruante gjithashtu se: “në ndryshim nga Donald Trumpi, unë nuk e konsideroj Vladimir Putin një mik të mirë. Ai është një autokrat gangster që po përpiqet të shkatërrojë demokracinë e të shtypë zërat kundër në Rusi. Le të jemi të qartë, rusët duan të minojnë demokracinë amerikane duke na përçarë dhe ndryshe nga presidenti aktual, unë qëndroj fort kundër përpjekjeve të tyre dhe ndaj çdo fuqie tjetër të huaj që dëshiron të ndërhyjë në zgjedhjet tona”, shprehej senatori demokrat./VOA
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...