Djali 9 vjeçar i cili ngacmohej nga shokët e tij, Quaden Bayles, ka marrë një ofertë për t’u trajnuar në një nga aktivitetet e arteve marciale në Singapor, pasi u ftua nga themeluesi i kampionatit vendas.
Quaden u shfaq në një video emocionale të filmuar nga nëna e tij Yarraka duke treguar dëshpërimin e tij pasi kishte rënë pre e bullizmit.
Që atëherë, të famshëm nga e gjithë bota, përfshirë Hugh Jackman, Piers Morgan dhe yllin e ligës së rugbit, Johnathan Thurston, kanë ndarë mesazhe mbështetjeje.
Sityodtong vlerësoi forcën e Quaden dhe e ftoi atë të mësojë arte marciale në një video të postuar në internet të premten më 21 shkurt.
“Unë thjesht dua t’ju njoftoj se keni një mik këtu në Azi dhe e di se ju po kaloni vuajtje dhe dhimbje të pabesueshme. Unë nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kaloni. Por unë dua që ju të dini se Zoti u jep betejat më të vështira ushtarëve të tij më të guximshëm dhe të fortë dhe me siguri ju jeni një prej tyre”, tha Sityodtong./expres/
.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit