Mabetex Prishtina ka fituar derbin e javës së 12-të në Superligën e Femrave, duke mundur Bashkimin me rezultat 82:76 (23:9, 23:13, 21:28, 15:26).
Prishtina e nisi ndeshjen për mrekulli, duke fituar çerekun e parë bindshëm 23:9. Me lojë të mirë vazhdoi edhe në periodën e dytë, me një seri prej 7:0, derisa këtë pjesë e fitoi 23:13, duke shkuar në pushim me epërsi prej 46:22. Por, Bashkimi u rikthye në pjesën e dytë. Vashat prizrenase fituan në periodën e tretë 21:28 dhe atë të fundit 15:26, duke afruar rezultatin në 82:76, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Më e mira te Prishtina ishte Irma Konjusha me 35 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Jeta Zeka me 28 pikë e pesë kërcime dhe Saranda Daci me 23 pikë e 13 kërcime.
Prishtina tani ka 10 fitore dhe dy humbje, derisa për Bashkimin ishte fitorja e parë pas 11 fitoreve radhazi në Superligë.
Në takimet tjera të kësaj xhiro, Penza ka mundur Trepçën me rezultat 66:46 (17:4, 13:18, 19:10, 17:14). Vashat pejane tani kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse ato mitrovicase, katër fitore dhe tetë humbje.
Vëllaznimi ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur Kastriotin në udhëtim 40:91 (8:18, 15:24, 6:26, 11:23). Më e merituara për këtë fitore ishte padyshim Aisha Khaid me 41 pikë të shënuara.
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona