Hasani: “I porosita qito vo. Le te gjenden qaty. Mos po e gjuj Luten”

22:16 | 22 Shkurt 2020
A. B.

Ish-ministri i qeverisë PAN, Bajram Hasani ka ironizuar me sulmin e sotshëm të bërë ndaj Avdullah Hotin.

Ai ka publikuar një fotografi të vezëve dhe ka shkruar se i ka porositur se mos po e gjuan kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

“I porosita qito vo. Le te gjenden qaty. Mos po e gjuj Luten”, ka shkruar Hasani.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u sulmua nga disa qytetarë me vezë.

Policia është në kërkim të sulmuesve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme