Djaloshi 9-vjeçar, i cili është ngacmuar nga bashkëmoshatarët ditëve të fundit për shkak të shtatit të tij të shkurtër, ka pasur ditën “më të lumtur të jetës së tij” pasi ka hyrë në fushë me yjet e ligës së ragbit në Australi.
Quaden Bayles ka marrë përkrahje mbarë botërore pasi nëna e tij ka shpërndarë një video emocionale në rrjetet sociale ku ai dëgjohet duke thënë “Dua të vdesë tani… më jep një thikë, do ta vrasë veten”, shkruan Sky News.
Këtë të shtune, Bayles është ftuar që të hyjë në fushë së bashku me yjet e ekipit të indigjenëve në ndeshjen e tyre kundër yjeve Maori, transmeton Koha.net. Tifozët në stadiumin “Cbus Super” në Robina, Queensland, shpërthye në brohoritje kur 9-vjeçari hyri në fushë me fanellën e ekipit i kapur për dore nga kapiteni Joel Thompson.
Për këtë ngjarje, nëna e Baylesit, Yarraka, ka thënë se ai e ka përshkruar ftesën për të shikuar ndeshjen si “nga dita më e keqe në ditën më të mirë të jetës së tij”.
Lojtari Cody Walker e ka përshkruar djaloshin 9-vjeçar si një “luftëtar të ri”.
Gjithashtu, kujtojmë se për Baylesin si pjesë e fushatës për ta dërguar në Disneyland janë mbledhur rreth 500 mijë dollarë. Këtë iniciativë e ka ndërmarrë komediani amerikan Brad Williams.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...