Para se të fillonte ndeshja e Barcelonës në Camp Nou kundër Eibarit të shtunën pasdite, tifozët katalonas të pranishëm në stadium ia bënë të qartë presidentit Josep Maria Bartomeu se s’janë të lumtur me të, pas dy javëve të vështira në klub.
Tifozët e Barcelonës të pranishëm në stadiumin e Camp Nou brohoritën njëzëri “Bartomeu, jep dorëheqje” dhe vetëm një grup i vogël nuk mori pjesë në këto thirrje, që ishin shenjë revolte ndaj presidentit Josep Maria Bartomeu, transmeton Gazeta Express.
Bartomeu ka qenë në qendër të vëmendjes që nga zbulimi i së hënës se Barcelona e kishte punësuar një kompani të marrëdhënieve me publikun për të tentuar ta përmirësojë imazhin e presidentit të klubit, përderisa duke tentuar t’ia dëmtojë imazhin e personaliteteve si Pep Guardiola, Xavi Hernandez, Gerard Pique, Lionel Messi e Victor Font.
Vendimi i anëtarëve të klubit dhe tifozëve që posedojnë bileta sezonale për ta kritikuar kaq hapur Bartomeun shton edhe më shumë në pozitën e presidentit, veçanërisht tani që e ka para vetes një javë të madhe.
Pas ndeshjes kundër Eibarit, Barcelona do të udhëtojë në Itali për t’u përballur me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, para se të udhëtojë në Santiago Bernabeu për El Clasicon e këtij të këtij sezoni në La Liga kundër Real Madridit.
Ndeshjet kundër Napolit dhe Real Madridit mund ta përcaktojnë të ardhmen jo vetëm të Bartomeut në klub, por të të gjithë drejtuesve aktual të klubit.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve