Një Ferrari i modelit F40 me vlerë 1 milion dollarë është shkatërruar plotësisht pasi shpërtheu në flakë në rrugët e Monte Karlos.
Pjesa e pasme e makinës është djegur plotësisht, pasi shoferi kishte ecur me 228km/orë.
Madje një nga banorët aty pranë u mundua të shuante flakët duke spërkatur me ujë nga banesa e tij. Ferrari ishte një nga 1.311 modelet F40 e prodhuara nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 1990, të cilat janë ndër makinat më të shpejta në botë. Ka qenë ish piloti i Moto GP Max Biaggi ai që ka postuar videon, pasi ngjarja ndodhi afër shtëpisë së tij, shkruan Daily Mail.
Biaggi ishte duke u përgatitur për të udhëtuar në Jerez de la Frontera, Spanjë, për të marrë pjesë në provat Moto3 në rrugën e qytetit. Kompania Ferrari akoma nuk ka reaguar pas këtij lajmi, edhe pse makina ishte një nga më të rrallat.
Nuk raportohet për të lënduar megjithatë mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...