Google ADS

Thaçi për sulmin ndaj Hotit: Sulmi është i papranueshëm dhe i dënueshëm

18:43 | 22 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar rreth sulmit me vezë që i’u bë sot zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hoti.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar, transmeton arbresh.info

“Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politik ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka përfunduar presidenti Thaçi

Postimi i tij i plotë:

Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme