Ylli kosovar i Stade de Reims, Arbër Zeneli, është kthyer sot për herë të parë pas tetë muajve në fushën e futbolli, duke luajtur për 45 minuta në një ndeshje të ekipit të dytë të Reims.
Futbollisti mitrovicas Arbër Zeneli luajti me ekipin e dytë për 45 minuta në mënyrë që të kthehet në formë, pasi që ka qenë që një kohë të gjatë i lënduar dhe s’ka pasur mundësi të luajë, transmeton Gazeta Express.
Ai tani pritet të kthehet më 7 mars në ekipin e parë të Reims, ndërsa pritet të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e mëdha të marsit për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.
Kthimi i Zenelit është një lajm i mirë për Kosovën, pasi që ai pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjet vendimtare të marsit, kur do të luhet ndeshjet e play-offs kualifikues për EURO 2020. Kosova do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale, ndërsa në finale e pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia.
Zeneli është njëri ndër personat më meritor për kualifikimin e Kosovës në këta play-offs, që janë mundësi e dytë për kualifikim në Evropian, pasi që Kosova s’arriti të kualifikohet përmes grupit A.
Në ndeshjen vendimtare për vendin në play-offs nga Grupi 3 i Ligës D të Ligës së Kombeve, Zeneli kishte shënuar het-trik për t’i ndihmuar Kosovës ta mposhtë Azerbajxhanin me rezultat 4:0 në “Fadil Vokrri”.
Shkaku i fitores së Kosovës në atë përballje me Azerbajxhanin, skuadra e Bernard Challandes u kualifikua në play-offs të EURO 2020 si njëra ndër katër fitueset e grupeve të Ligës D, si dhe e fitoi promovimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...