E frikshme, numri i të prekurve nga koronavirusi u dyfishua brenda ditës në Korenë e Jugut

18:09 | 22 Shkurt 2020
A. B.

Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë bërë me dije shifra alarmante të përhapjes së koronavirusit në shtetin e tyre. Sipas raportimeve në vend numri i të infektuarve është dyfishuar brenda ditës.

Zyrtarët thanë të Shtunën se janë shfaqur 229 raste të reja që nga e premtja duke e çuar numrin në total të të prekurve në 433. Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Kim Gang-lip tha se shpërthimi kishte hyrë në “një fazë të re serioze”.

Shumë prej rasteve të reja janë të izoluara në spitalet përkatëse afër qytetit jug-lindor të Daegu. Deri më tani në Korenë e Jugut kanë humbur jetën dy persona ndërsa numri i të prekurve po rritet frikshëm.

Daegu dhe Cheongdo aty pranë – ku ndodhet spitali – janë shpallur “zona të kujdesit special” dhe rrugët e Daegu thuhet se janë braktisur. Koreja e Jugut tani ka raportuar numrin më të madh të të infektuarve jashtë Kinës. /Top Channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme