Reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Krushevë

15:31 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Reshje me intensitet të dobët të borës ka sot në Kodër të Diellit, në Krushevë dhe në grykën malore Bukovë, por për momentin nuk paraqet pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga atje gjithashtu informojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.

Nga atje rekomandojnë që të kihet kujdes me shpejtësinë e veturave sidomos nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme