Ky është hakeri kosovar i arrestuar në Malajzi (Foto-Dokument)

09:44 | 16 Tetor 2015
Arbresh Info

Autoritet e Malajzisë kanë arrestuar 20 vjeçarin kosovar i cili kërkohej nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA ngase përmes krimeve kibernetike ndihmonte ISIS-in me të dhëna të shtetasve amerikan.

Sipas një aktakuze të lëshuar nga Gjykata Federale në Virginia të SHBA-ve, thuhet se hakeri kosovar Ardit Ferizi ishte futur në serverin e një kompanie amerikane, kishte vjedhur të dhënat e rreth 100 mijë shtetasve amerikan, në mesin e tyre edhe 1300 të dhëna të zyrtarëve amerikan dhe ja kishte dhënë këto të dhëna Shtetit Islamik.

ardit hacker

Këto të dhëna Arditi i kishte shkëmbyer me Junaid Hussain, ish udhëheqës i Kalifatit Kibernetik (CyberCaliphate), pjesë përbërëse e Shtetit Islamik që ishin autor të sulmit të llogarive të Komandës Qëndrore të SHBA-së në Twitter dhe Youtube këtë vit. Sipas aktakuzës të dhënat që kishte siguruar hakeri kosovar do të përdoreshin për të sulmuar ata shtetas amerikan.

Junaid Hussain ishte vrarë në muajin gusht në Siri nga një sulm ajror amerikan. Grupi i tij kishte shfrytëzuar rrjetet sociale për të rekrutuar pjesëtarë të ri të ISIS-it kryesisht me arsyen për të ju bashkuar luftës në Irak dhe Siri.

Hakeri kosovar Ardit Ferizi apo ndryshe siç njihej me nofkën Th3Dir3ctorY duket se mosha e re e kishte bërë atë tepër të pakujdesshëm ngase shpesh herë në internet sulmet e tij i paraqiste edhe me emrin e tij personal, Ardit. Ai përdorte po këtë emër edhe ne rrjete sociale të ndryshme, dhe kishte shfrytëzuar po këto rrjete sociale për të komunikuar me ISIS-in, shkruan arbresh.info.
ardit hacker twitter
Dhe pikërisht një llogari e tij (@Th3Dir3ctory) në rrjetin social Twitter ka bërë të mundur arrestimin e tij. Ai e kishte shfrytëzuar këtë llogari për të komunikuar me Junaid Hussain dhe pjesëtarë të tjerë të Shtetit Islamik.

arditi hackers 1

Ai vazhdimisht komunikonte dhe kyçej nga Kosova në këtë llogari por që nga 14 gushti i  vitit 2014, IP adresat e kyçjes së tij në këtë llogari figuronin nga Malajzia, ku kishte udhëtuar me një vizë studentore për të studiuar në Universitetin Limkokwing.

ardit 1

Sipas burimeve të portalit arbresh.info edhe autoritetet kosovare ka kohë që ishin të njoftuara nga FBI dhe ishin në kërkim të tij ngase nga FBI hakeri kosovar kërkohej me ngulm për arsye se përveç që ndihmonte ISIS-in me të dhëna personale të shtetasve amerikan ai përmes kartelave të vjedhura bankare ndihmonte edhe në financimin e ISIS-it.

Tanimë ai veç është ekstraduar në SHBA dhe nëse shpallet fajtor rrezikon të dënohet me burg deri në 35 vite./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme