Koreja e Jugut konfirmon rritje të madhe të rasteve të koronavirusit

14:36 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Koreja e Jugut thotë se numri i rasteve të reja me koronavirus është dyfishuar në vetëm një ditë.

Zyrtarët thanë që 229 raste të reja janë konfirmuar që nga e premtja, duke e çuar në total 443, transmeton portali arbresh.info.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Kim Gang-lip tha se shpërthimi kishte hyrë në një fazë të re serioze.

Shumë prej rasteve të reja janë të lidhura me një spital dhe një grup fetar afër qytetit jug-lindor të Daegu, thanë autoritetet.

Dy pacientë në Korenë e Jugut kanë vdekur deri më tani dhe ka frikë se numri do të rritet.

Daegu dhe Cheongdo aty pranë – ku ndodhet spitali – janë shpallur “zona të kujdesit special” dhe rrugët e Daegu thuhet se janë braktisur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme