Qytetarët më së shumti preferojnë kredi shpenzuese gjegjësisht të paqëllimshme.
Në krahasim me të gjitha produktet tjera bankare, kërkesa e tyre më së shumti është rritur vitin e kaluar. Jo shpesh huat i shfrytëzojnë t’i mbulojnë borxhet për shpenzimet për renovim, teknikë të bardhë, mobilie dhe të ngjashme, shkruan gazeta KOHA.
Por, disa ballafaqohen edhe me probleme gjatë kthimit të kësteve. Në pamundësi për t’i mbuluar këstet mujore, bëhet transferimi i të hollave nga një llogari bankare në tjetrën dhe në fund kur të zbrazen të gjitha kartelat, do të arrini në zero.
“Të mos jenë kreditë dhe bankat, as fëmijët nuk do t`i shkolloja, as nuk do ta shtynim tërë muajin. Fëmijët e mi mbaruan fakultetin para 3 viteve, por unë ende jam në borxhe”, tregon një shkupjan. “Kemi kredi banese për 10 vjet. Është shumë e vështirë, por duhet të durojmë”, shton një shkupjane tjetër.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin