Google ADS

Icardi e ka në dorë vetë të ardhmen e tij, klauzola ia mundëson që të mos vazhdojë me PSG-në

13:09 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

I larguari nga Interi, Mauro Icardi mund të mos vendosë të qëndrojë në Paris Saint-Germain, edhe nëse klubi francez dëshiron ta blejë pas huazimit në fund të sezonit.

Icardi u bashkua me gjigantët francezë në huazim, pasi iu bë e qartë sulmuesit argjentinas që ditët e tij si lojtar i Interit kishin mbaruar.

Icardi ka dhënë përshtypje të mira në Francë, duke shënuar 11 herë në 18 ndeshje në Ligue 1.

Sipas FCInterNews.Itt, Icardi dhe gruaja-agjente Wanda Nara u këshilluan nga një ndërmjetës i quajtur Ulisse Savini për të futur një klauzolë marrëveshjeje në kontratën e huazimit.

Klauzola në thelb do të thotë që në qoftë se PSG dëshiron ta blejë Icardin përgjithmonë, lojtari dhe gruaja e tij duhet gjithashtu të bien dakord për këtë.

Mendohet se Icardi mund të dëshirojë të rikthehet në Itali sezonin e ardhshëm.

FCInterNews deklaron se Savini gjithashtu e këshilloi edhe Mohamed Salah për të njëjtën klauzolë, që të futet në marrëveshjen e tij të huazimit kur u bashkua me Fiorentinën në vitin 2015.

Egjiptiani vendosi të qëndronte te Viola, i cili dëshironte ta blinte nga Chelsea.

Salah u bashkua përfundimisht në Romë pastaj.

PSG ka mundësinë të blejë Icardi për një çmim që besohet të jetë midis 65 – 70 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme