Google ADS

Ahmeti pas sulmit me vezë ndaj Hotit: Opozita e re reciprocitet Qeverisë së re

13:00 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas sulmit me vezë që iu është bërë zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ahmeti në reagimin e bërë ka thënë se opozita e re po i bënë reciprocitet Qeverisë së re me vezë, duke pyetur se a do të ketë edhe aksione në Kuvend. Më tej, i pari i Prishtinës  ka thënë se Avdullah Hotin e kanë zgjedhur si target të lehtë.

“Si duket Opozita e re Reciprocitet Qeverisë së Re me vezë? A presim edhe aksione në Kuvend? A e zgjodhen Avdullahun si target të lehtë? Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

https://twitter.com/ShpendA/status/1231177056467202050?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1231177056467202050&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fahmeti-pas-sulmit-veze-ndaj-hotit-opozita-e-re-reciprocitet-qeverise-se-re%2F

 

Ndërkohë, Avdullah Hoti pas sulmit që iu është bërë ka thënë se ata që e kanë porositur sulmin e duan Kosovën të izoluar.

Sulmin ndaj Hotit e kanë dënuar edhe Lidhja Demorkatike e Kosovës, të cilët kanë thënë se sulmi i sotëm është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

 

Të ngjashme