“JO GRUSHTIT TË SHTETIT!”, Meta fton qytetarët në protestë më 2 mars: Të vini vetëm me flamuj kuq e zi!

12:52 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Të dashur qytetarë!
Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:
PËR KUSHTETUTËN!
PËR SHQIPËRINË!
JO GRUSHTIT TË SHTETIT!
JO SHPOPULLIMIT!
TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!
Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:
LIRI DEMOKRACI!
E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!
Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!
Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”, shkruan Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme