Google ADS

Ish kampioni i botës arrestohet derisa Wilder dhe Fury po kryenin matjet zyrtare

11:18 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Boksieri Adrien Broner është arrestuar për shkelje teksa Deontay Wilder dhe Tyson Fury po krynin matjet zyrtare.

Ish kampioni i botës në peshë të ndryshme ka luftuar në arenën MGM Grand në Las Vegas në disa raste në karrierën e tij, por i është ndaluar hyrja që nga muaji nëntor.

Natën e kaluar, pasi ishte në Nevada dhe mori pjesë në intervista të ndryshme, 30 vjeçari arriti të fitonte qaje në MGM, ku ju tha që të largohej.

Sipas TMZ, Broner nuk e pranoi këtë dhe më pas u arrestua nga sigurimi i hotelit para se të dërgohej në pranga në polici.

Ai më pas u dërgua në një Qendër të Paraburgimit, për t’u lënë i lirë më vonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme