Shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalta e Pollogut” nga Tetova dje organizuan seancë informuese për bletarët, fermerët dhe blegtorët për masën 113-fermer të ri me rastin e thirrjes publike të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Shumë fermerë, bletarë dhe blegtorë janë të interesuar për këtë masë dhe seanca e informacionit ishte e nevojshme për të gjetur se si të plotësohen kriteret e pranimit për ndihmë nga Ministria dhe Agjencia. Për këtë masë vlera maksimale e kostove të pranueshme është 20.000 euro dhe është një shumë e lartë, tha Driton Dikena nga “Qyteti i Bletëve”.
Para të interesuarve folën Petre Petrevski dhe Abdulselam Selami nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Hisen Xhemaili – Ministër pa resor për investime vendore, Nefrus Çeliku – Sekretar i Shtetit i Ministrisë së Bujqësisë, dhe Lençe Nikolov, Ekspert nga Ministria e Bujqësisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...