Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratës së ish- ministrit të Drejtësisë, tash deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se Sadriu është emëruar në mënyrë të jashtëligjshme konsull në Maqedoninë e Veriut.
Sadriu ka mohuar se është konsull, duke thënë se deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka shpifur rreth angazhimit të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme, transmeton Telegrafi.
“Së pari paska shpifur me faktin se unë, sipas tij, qenkam ‘Konsull’ gjë që nuk qëndron sepse asnjëherë nuk kam mbajtur grada konsullore dhe nuk kam punuar në atë sektor. Unë mbaj gradë diplomatike dhe jam zyrtari i vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të cilit i është mohuar gradimi për tetë vite, dhe po ashtu për 11 vite e 3 muaj më është mohuar e drejta ligjore të shërbej jashtë. Këto shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi i kanë bërë kryesisht ministra të partisë së tij të cilët e kanë sjellur shërbimin e jashtëm në gjendje të mjerueshme. Gjithashtu për sqarimin tuaj z. Tahiri, para angazhimit në MPJ kam punuar për 3 vite shtesë në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare; në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë dhe në Kongresin Amerikan, respektivisht Dhomën e Përfaqësuesve. Pra tendenca juaj për të barazuar konsujt e emëruar jashtëligjshëm dhe pa asnjë ditë përvojë pune në MPJ me rastin tim është shpifje për arritje të qëllimeve politike”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tutje në reagim, Sadriu ka thënë se nëse Tahiri nuk kërkon falje ai do ta padisë atë.
“Shpifjen e dytë z. Tahiri e bën kur thotë se unë qenkam punësuar në MPJ vetëm pse jam bashkëshort i Vjosa Osmanit. Sa për sqarim, unë kam filluar punën në MPJ më 1 gusht 2008 si gjeneratë e parë e diplomatëve të karrierës, ndërsa në lidhje bashkëshortore me Vjosën jam nga viti 2012. Pra plot 4 vite pas punësimit tim në MPJ. Shpifjen e tretë z. Tahiri e bën kur më quan militant partiak. Për këtë shpifje z. Tahiri do të duhet të dëshmojë anshmërinë time partiake dhe rrjedhimisht edhe thyerjen e disa ligjeve që rregullojnë paanshmërinë politike e partiake të anëtarëve të shërbimit të jashtëm dhe ushtarakëve të FSK-së. Për këto tri shpifje z. Tahiri bën mirë të më kursej mua dhe vetes kohën dhe të kërkoj falje të menjëhershme, në të kundërtën nëse kjo nuk ndodhë, të hënën do të nis procedurat e mbrojtjes ligjore dhe kompenzimit financiar dhe me z. Tahiri do të shihemi në seanca gjyqësore”, vijon shkrimi i tij.
Ndryshe, deputeti Abelard Tahiri, ka deklaruar në RTV 21 se ministri Glauk Konjufca nuk e ka shkarkuar Prindon Sadriun vetëm pse është bashkëshort i Vjosa Osmanit.
“Në mënyrë të jashtëligjshme është konsull në Maqedoni, ai e amnistoi ata të cilët kanë të afërm të LDK-së, siç është bashkëshorti i Vjosa Osmanit”, ka thënë Tahiri.
Kujtojmë se ministri Konjfuca ka shkarkuar 14 konsuj të cilit ishin në ambasadat e Kosovës në botë.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit