Google ADS

Kinë, rritet në 2.347 numri i të vdekurve nga koronavirusi

10:00 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në vend është rritur në 2.347 ndërsa numri i të prekurve në 76.288 nga të cilët 11.477 në gjendje të rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 109 persona ndërsa janë shënuar 397 raste të reja. Deri më tani në Kinë nga Covid-19 kanë humbur jetën 2.347 persona, përfshirë dy në rajonin special administrativ Hong Kong.

Numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi në vend është 5.365 ndërsa i atyre që ndodhen nën trajtim është ulur në 113.564 persona. Thuhet se ka shkuar në mbi 20 mijë numri i personave që janë shëruar deri më sot.

Ndërkohë njoftohet se numri i të prekurve nga virusi në rajonin special administrativ Hong Kong është rritur në 68 ndërsa 10 në Makao.

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë shumë vende, përshirë Turqinë evakuuan shtetasit e tyre të bllokuar në Kinë.

Pas shfaqjes së koronavirusit në qytetin Wuhan ai u përhap për një kohë të shkurtër edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme