Presidentja zvicerane Simonetta Sommaruga së shpejti do të festojë ditëlindjen e 60-të dhe ka vendosur të festojë momentin me shtetasit e lindur në ditën e njëjtë.
“Do të isha e lumtur të marr regjistrimin tuaj për festën time të ditëlindjes”, postoi Sommaruga në Twiter, krahas një fotografie kur ishte më e re, transmeton portali arbresh.info.
Ich freue mich auf Ihre Anmeldung für meine Geburtstagsfeier: https://t.co/osDtWgsAcd
Sarò lieta di ricevere la Sua iscrizione per la mia festa di compleanno: https://t.co/Lx6nq4X6LD
Je me réjouis de votre inscription à ma fête d’anniversaire: https://t.co/JCDPeHk6A2 pic.twitter.com/jzs2oOiBu3
— Simonetta Sommaruga (@s_sommaruga) February 20, 2020
Qeveria Federale sqaroi se vetëm “ata, të cilët sikurse, do të mbushin 60 vjet në 14 maj 2020” mund të marrin pjesë në ahengun që do të mbahet këtë ditë.
Takimi do të mbahet në Bernë dhe “numri i pjesëmarrësve është i kufizuar”, shtoi ai.
Ata që i plotësojnë kriteret duhet të plotësojnë një formular dhe të sigurojnë një kopje të kartës së identitetit ose pasaportës së tyre.
Sipas të dhënave federale, 8.492 njerëz kanë lindur në Zvicër në Maj 1960, që do të thotë se mesatarisht 274 njerëz lindnin çdo ditë.
Presidenca Zvicerane është një rol kryesisht ceremonial, i supozuar mbi një bazë rotacioni nga shtatë anëtarët e Këshillit Federal./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?