Kërkesa e kryeministrit Albin Kurti, që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të hyjnë bashkërisht në Bashkimin Evropian (BE), po shihet si me vend nga njohësit e çështjeve politike në vend.
Rrahman Paçarizi, analist politik, konsideron se Serbia nuk duhet të anëtarësohet para Kosovës në Bashkimin Evropian, pasi që sipas tij, Serbia mund ta përdorë veton për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.
Idenë e Kurtit për Planin Marshall, Paçarizi po e sheh më shumë si përfshirje ndërkombëtare për ta trajtuar të gjithë rajonin në tërësi.
“Plani Marshall në këtë kuptim më shumë e ka të bëjë me një përfshirje ndërkombëtare për ta trajtuar të gjithë rajonin në tërësi. Kryeministri Kurti ishte shumë i qartë dhe i saktë në kërkesën e tij që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë së bashku që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian sepse do të prishej struktura në Ballkan dhe në BE në rast se Serbia do të hynte në përpara Kosovës dhe pastaj do ta përdorte veton për anëtarësimin e Kosovës në BE”.
“Qasja e Kurtit është gjithëpërfshirëse dhe është normale dhe pozitive, ndërkohë që po kaq e saktë dhe po kaq paqësore është edhe qasja e tij kundër mini-shengenit, e cila për mendimin tim ishte një lloj reaksioni i nxituar i Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, pasi këto dy të fundit nuk e nisen procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Serbia me një shtytje të Rusisë dëshiron të ndërtojë struktura të tjera të cilat do të shiheshin si një presion ndaj BE-së dhe këtë Kosova nuk ka nevojë që të jetë pjesë e paraleleve të tilla dhe nuk ka nevojë që të bëhet pjesë e struktura të tilla gjeografike, tregtare siç do të ishte një mini-shengen, në kohën kur Serbia nuk e njeh Kosovën”.
Njëjtë mendon edhe analisti tjetër politik, Ramush Tahiri. Tahiri në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se integrimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian në tërësi, do ta stabilizonte rajonin.
“Kryeministri Kurti është një kryeministër i ri, ka një përvojë të gjatë në politikë por nuk ka përvojë shtetërore dhe konferenca e Mynihut i ra si shpejtë në krahasim me kohën e zgjedhjeve dhe Kurti si një shtetas i Kosovës, një njëri që e përfaqëson Kosovën e shprehu edhe qëndrimin politik dhe atë shtetërorë dhe ajo që ishte e re në atë konferencë dhe që dallonte nga fushatat parazgjedhore, ishte që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë të hyjnë përnjëherë në BE sepse kjo do ta stabilizonte rajonin dhe nuk do t’i vente në konflikt njërën kundër tjetrës”.
“E shprehi qëndrimin nuk bën që Kosova dhe Serbia të hyjnë njëra pas tjetrës dhe gjithashtu kërkoj një Plan Marshall, ai që ka qenë pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë për ta bërë ngritjen ekonomike të rajonit dhe në këtë bazë, bashkëpunimi që do të ishte për pesë vendet e rajonit”, ka thënë ai.
Në panelin e diskutimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih kryeministri Albin Kurti propozoi që në vend të “Mini-Shengenit” ballkanik, Bashkimi Evropian të implementojw një “Marshall Plan” për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...