Google ADS

Edhe Arsim Kabashi reagon ndaj referimit, frikësohet se Ballkanit po ia “marrin” kreun

21:54 | 21 Shkurt 2020
A. B.

Stinori i ri në elitën e futbollit kosovar ka nisur me akuza ndaj gjyqtarëve.

Që në ndeshjen e parë të parë DigitAlb Kupës së Kosovës, pati akuza në ndarjen e drejtësisë nga klubi i Ballkanit për ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës ku trajneri Ismet Munishi pati ankesa të shumta në ndarjen e drejtësisë, ani pse skuadra e tij fitoi me rezultat 2:0.

Tani ka reaguar edhe numri një i Ballkanit, Arsim Kabashi, përmes një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Kabashit në Facebook:

Jam thellë i indinjuar me ndarjen e drejtësisë në këtë fillim gjysëm stinori, për të cilin kam bindjen dhe besimin e plotë se është më interesanti nga pas lufta e deri më tani. Në këtë kampionat po investohet shumë në kualitet te trajnerëve e të futbollistëve,dhe për këtë arsye edhe buxhetet e klubeve janë shumë të larta dhe rivaliteti mes skuadrave është shumë i madh.Në këtë kampionat protagonist kryesor duhet të jenë futbollistët e trajnerët, por për fat të keq nuk janë. Në këtë fillim e pamë edhe një herë që protagonistët kryesorë ishin gjyqtarët dhe thënë të vërtetën, kishte gjyqtarë që edhe iu kemi besuar në ndarjen e drejtësisë por sot gjindemi para nje sfide…!

Kur humb besimi tek gjyqtarët më të mirë në Kosovë, a mos duhet vallë të bëjmë kërkesë që ndeshjet e futbollit të Kosovës t’i drejtojnë gjyqtarë të huaj?

Sapo të mbajmë një mbledhje me bordin e klubit FC Ballkani, do ta shqyrtojmë mundesinë dhe njëherit të bëjmë kërkesë që të gjitha ndeshjet e FC Ballkanit të gjykohen nga gjyqtarë te huaj, sepse unë Arsim Kabashi, president i FC Ballkani, dua vetëm drejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme