Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushv në emision në TV Tera theksoi se Ligji për Prokurori Publike si çdo ligj tjetër në shtet, gjatë këtyre tre viteve është votuar në mënyrë kriminale dhe me dhunë.
“Madje edhe procedura nuk u respektuar, me këtë ‘de facto’ ligji nuk është miratuar. Edhe pse Qeveria po përpiqet para opinionit ta tregojnë në mënyrë fitimtare. Madje pushteti organizoi të ashtuquajturin ‘Marsh për drejtësi’”, thotë Janushev.
Sipas tij, kjo Qeveria është më e dështuara në Maqedoni ndërsa Zaev dhe siç thotë ai, banda e tij kriminale janë sinonim i dështimit.
Janushev shtoi se propozimet e partisë së tij për Ligjin për Prokurori Publike nuk janë pranuar për shkak se më 12 prill do të kenë disfatë në zgjedhjet kuvendare dhe për këtë shkak, sipas tij, pushteti po përpiqet ta amnistojë veten nga krimet që i kanë bërë.
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League