Gjermania do të shtojë masat e sigurinë rreth xhamive dhe organizatave të emigrantëve pas sulmit terrorist racist në Hanau, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ajo që ndodhi në Hanau ishte qartë një sulm terrorist i motivuar nga racizmi”, tha Seehofer në një konferencë për media në Berlin, duke shtuar se ekstremizmi i djathtë është bërë një kërcënim shumë serioz për demokracinë në Gjermani.
Ai tha se prania e policisë do të rritet në të gjithë vendin përpara ngjarjeve të mëdha publike, kurse autoritetet do të marrin masa shtesë të sigurisë për të mbrojtur xhamitë dhe organizatat e emigrantëve për shkak të kërcënimit në rritje të shfaqur nga e djathta.
Një terrorist racist 43-vjeçar sulmoi dy kafene të mërkurën në mbrëmje në qytetin perëndimor Hanau, duke vrarë nëntë persona me prejardhje të huaj dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.
Autori i krimit, i identifikuar nga autoritetet si Tobias R., postoi një manifest në internet ku shpalosi në detaje pikëpamjet e tij raciste dhe planet për spastrim etnik.
Pesë persona me origjinë turke vdiqën në sulmin racist.
Ky ishte sulmi i tretë i madh terrorist i kryer nga një ekstremist i djathtë në Gjermani brenda disa muajve.
Javën e kaluar, policia shkatërroi një celulë të ekstremit të djathtë dhe arrestoi 12 të dyshuar që kishin planifikuar të sulmonin gjashtë xhami dhe për të provokuar një situatë të ngjashme me luftën civile në vend.
Gjermania ka qenë dëshmitare e racizmit dhe islamofobisë në rritje vitet e fundit, e nxitur nga propagandimi i grupeve neo-naziste dhe partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Një vend me mbi 80 milionë banorë, Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Me rreth 4,7 milionë myslimanë, 3 milionë prej tyre janë me origjinë turke.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...