Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka mbrojtur idenë e tij se i ashtuquajturi plani për Lindjen e Mesme do të zbatohet edhe sikur në zgjedhjet që do të mbahen në muajin nëntor në SHBA të fitojë një kandidat demokrat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë speciale për Jerusalem Post, Netanyahu ka bërë vlerësime mbi çështjet aktuale, duke përmendur edhe të ashtuquajturin plani i paqes, detajet e të cilit presidenti amerikan Donald Trump i njoftoi për opinionin publik me 28 janar.
“Kur plani i Trumpit të paraqitet, shtyllat e kalasë do të kenë lëvizur dhe do të jetë shumë e vështirë për çdo qeveri që t’i kthejë ato”, tha Netanyahu duke bërë të ditur se plani në fjalë do të përparojë pas përfundimit të procesit të hartës dhe se kjo nuk do të zgjasë shumë nëse ai fiton zgjedhjet që do të mbahen më 2 mars.
Ndërkohë ish-përfaqësuesi special i Trumpit për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, ishte shprehur se i ashtëquajturi plani paqes mund të rrezikohej nëse presidenti humb zgjedhjet që do të zhvillohen në nëntor 2020.
– “Përsa kohë që do të jem kryeministër, Irani nuk do të mund të posedojë armë bërthamore”
Në fjalën e tij Netanyahu ka pretenduar se Izraeli do të ketë telashe nëse kundërshtari i tij Benny Gantz fiton zgjedhjet në muajin e ardhshëm dhe bëhet kryeministër i vendit.
“Nëse vjen një qeveri izraelite nën drejtimin e Benny Gantz i cili është i dobët në çështjen e Iranit, pikërisht atëherë do të jemi në telashe. Përsa kohë që do të jem kryeministër, Irani nuk do të mund të posedojë armë bërthamore” tha Netanyahu.
Ndaj pyetjes se “çfarë do të ishte më keq për Izraelin, një qeveri e pakicave apo një zgjedhje e katërt”, Netanyahu u përgjigj se që të dyja janë opsione të këqija.
“Që të dyja opsionet realizohen nëse votuesit nuk votojnë dhe nëse nuk i japin votën Likud-it (partisë së Netanyahut)”, tha ai.
Sipas sondazheve të fundit, Aleancës “Kaltër dhe Bardhë” e udhëhequr nga Gantz pritet të kryesojë zgjedhjet me 2 mars duke fituar 36 deputetë në parlamentin me 120 vende.
Ndërkohë, partia Likud e Netanyahut, ashtu sikur edhe në zgjedhjet e mbajtura me 17 shtator 2019, pritet të përfundojë zgjedhjet e dyta duke nxjerrë 33 deputetë.
– Netanyahu u pyet se “a do të shkohet në zgjedhjet e katërta pa u zhvilluar të tretat?”
Këto sondazhe në fjalë, zbulojnë se as blloku i djathtë dhe as e majta nuk kanë arritur numrin e 61 deputetëve të nevojshëm për formimin e qeverisjes së koalicionit.
Parashikohet që partitë e djathta të udhëhequra nga Likud të fitojnë 54 deputetë ndërsa blloku i majtë i udhëhequr nga Blu-Bardhë të fitojë 44 deputetë.
Po ashtu theksohet se Blloku i Listës së Përbashkët Arabe e formuar nga partitë që përfaqësojnë palestinezët shtetas izraelitë do të marrin 14 deputetë, ndërsa partia Yisrael Beytenu (Izraeli Shtëpia Jonë) e udhëhequr nga ish ministri i mbrojtjes Avigdor Liberman do të marrë 7 deputetë.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...