Jahjaga uron Nagavcin për detyrën e re, i dërgon buqetë me lule

16:43 | 21 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një buqetë me lule deputetës së LVV-së, Arbërie Nagavci.

Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se me këtë buqetë, Jahjaga ia ka uruar asaj marrjen e pozitës së nën-kryetarës së Kuvendit,

Gjithashtu ajo ka siguruar që angazhimi i saj për fuqizimin e gruas nuk do të jetë anash asnjëherë, transmeton arbresh.info

Postimi i saj i plotë:

Sot e mora këtë buqetë me lule nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga si urim për mua për përgjegjësinë e re në institucionet e Republikës.

Barazia shoqërore pa barazinë gjinore nuk do të mund të ishte barazi. Duke e falenderuar presidenten për buqetën, unë dua të sigurojë që angazhimi ynë për fuqizimin e gruas nuk do të jetë anash asnjëherë.

Faleminderit shumë presidente!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme