Irani konfirmon 18 raste të reja të koronavirusit në Teheran, Qom, dhe Gilan.
Ministria e Shëndetësisë së Iranit përmes një kumtese ka informuar se numri i personave të vdekur nga koronavirus i ri në Iran është rritur në pesë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, gjithashtu konfirmoi 18 raste të reja, duke përfshirë katër në Teheran, shtatë në qytetin Qom dhe dy në provincën Gilan.
Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy vdekjet e para nga koronavirusi në Qom, epiqendra e virusit në Iran.
Pas përhapjes globale të koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore./aa/
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende